Në kopshtin “Borëbardha” u zhvillua një aktivitet i veçantë edukativ dhe argëtues, që solli bashkëpunim të frytshëm mes nxënësve të UBT International Smart Schools dhe studentëve të UBT-së.
Në këtë iniciativë morën pjesë Kosovare Hamiti dhe Shqipe Shala nga Fakulteti i Psikologjisë, si dhe Denis Arifi nga Fakulteti i Aktrimit, të cilët, së bashku me nxënësit, zhvilluan lojëra interaktive, aktivitete kreative dhe ushtrime që synonin zhvillimin emocional dhe social të fëmijëve të vegjël të kopshtit “Borëbardha”.
Ky aktivitet ishte një shembull i bukur i bashkëpunimit ndërmjet brezave dhe institucioneve edukative, duke ofruar një ambient pozitiv ku fëmijët mësuan përmes lojës, ndërsa të rinjtë fituan eksperiencë praktike në fushat e tyre të studimit.
UBT International Smart Schools vazhdojnë të nxisin edukimin aktiv, kreativitetin dhe empatinë, duke përgatitur gjeneratën Smart që udhëheq me dije dhe zemër.