Shkolla Fillore, e Mesme e Ulët dhe e Mesme e Lartë “Kolegji UBT” është shkollë e formatit Europian Amerikan dhe në fokus të zhvillimit ka kompetencat për Arsimim gjatë gjithë jetës. Prioritet ka mësimin e bazuar në STEAM përmes kërkesë 3.0 (Klassroom 3.0), kurse nga gjuhet e huaja prioritet ka gjuhën angleze dhe gjuhën gjeramane.
Në “Kolegjin UBT” përfshihen tri nivelet e arsimit formal: Shkolla Fillore (klasat 1-5), Shkolla e Mesme e Ulët (klasat 6-9) dhe Shkolla e Mesme e Lartë (klasat 10-12).
Në Shkollën e Mesme të Lartë është Gjimnazi me drejtimet: Shkenca natyrore dhe Shkenca shoqërore si dhe Shkolla profesionale me drejtimet: Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë, Asistent Dentar, Teknik i Laboratorit Mjekësor, Teknik i Farmacisë, Opticient dhe TIK.
“Kolegji UBT” synon të jetë shkollë krijuese dhe kreative, me një mjedis atraktiv të të nxënit, ku nxënësit motivohen dhe frymëzohen të zhvillojnë pasionin e tyre për jetën dhe të mësuarit, përmes klasës 3.0 (Classroom 3.0), për zhvillimin e kompetencave të bazuara në STEAM.
Përveç zhvillimit të njohurive dhe shkathtësive, qëndrimeve e shprehive të nxënësve, prioritet ka zhvillimin e vlerave, të cilat janë pjesë e pandarë e të gjitha proceseve edukative dhe arsimore që ndodhin në shkollë. Organizimi i orëve mësimore, përdorimi i metodave inovative të mësimdhënies, aktivitetet shkollore dhe jashtë shkollore, janë disa nga format dhe rrugët e zhvillimit të vlerave.
Qasja hulumtuese e të nxënit dhe e punës me nxënës ka vëmendje të veçantë dhe hapësirë të mirë veprimi gjatë të gjitha proceseve edukative dhe arsimore të të nxënit.
Shkolla ka stafin e kualifikuar të cilët janë entuziastë dhe të gatshëm për t’u ballafaquar me sfidat dhe vështirësitë në proceset edukative-arsimore, me një qasje inovative dhe kreative me qëllim të lehtësimit të procesit mësimor.
Krijimi i përmbajtjeve mësimore në platformën më të avancuar EON XR dhe puna me këtë platformë është ajo që e bën diferencën e shkollave të UBT-së, mësimin më të lehtë, më kreativ dhe më atraktiv për nxënës si dhe shkollën vend të dashur e miqësor ku nxënësit vijnë me kënaqësi.
“Kolegji UBT” përmes të gjitha niveleve formale të arsimit rëndësi të veçantë u kushton proceseve të të nxënit në shkollë, përmes të cilave nxënësit mësojnë se si të mësojnë.
Në funksion të përmbushjes së rezultateve të të nxënit për çdo lëndë mësimore dhe fushë kurrikulare, metodologjitë kryesore që zbatohen në shkollat UBT janë:
1. Mësimdhënia me nxënësin në qendër
2. Mësimdhënia dhe nxënia e integruar
3. Mësimdhënia e bazuar në Zhvillimin e Kompetencave.