E Hënë - E Premte 08:00 - 16:00
Kontakti +38346332233

Programet e shkëmbimit

PROGRAMI ERASMUS+

for youth and vocation education

Çfarë është Erasmus+?

Erasmus+ është program i BE-së për të mbështetur arsimin, trajnimin, rininë dhe sportin në Evropë. Ka një buxhet të vlerësuar prej 26.2 miliardë euro. Ky është gati dyfishi i financimit krahasuar me programin e tij paraardhës (2014-2020).

Programi 2021-2027 vendos një fokus të fortë në përfshirjen sociale, tranzicionin e gjelbër dhe dixhital, dhe promovimin e pjesëmarrjes së të rinjve në jetën demokratike.

Mbështet prioritetet dhe aktivitetet e përcaktuara në Zonën Evropiane të Arsimit, Planin e Veprimit të Arsimit Dixhital dhe Agjendën Evropiane të Aftësive.

Programi gjithashtu:

Mbështet Shtyllën Evropiane të të Drejtave Sociale

Zbaton Strategjinë e BE-së për Rininë 2019-2027

Zhvillon dimensionin evropian në sport.

Sa u përket Shkollave Fillore dhe të Mesme të UBT-së, jemi kujdesur që i gjithë stafi dhe nxënësit tonë te janë pjesë e këti programi madhështor të Komisionit Evropian që nga ky vit shkollor 2024/2025, dhe njëkohësisht të jemi në hap me Ekosistemin UBT i cili është pjesë aktive e Programit Erasmus+ që nga viti 2012.

Me këtë program të trajnimeve, shkëmbimeve si dhe partneriteteve strategjike rajonale dhe Evropiane, Shkollat tona (përfshirë mësimdhënësit, stafin, dhe të gjithë nxënësit) synojmë qe të jemi në hap me kohen evropiane të ndryshimeve dhe praktikave më të mira dhe moderne të mësimdhënies dhe mësimnxënies.

Strategjia tashme në veprim në synim të Programit Erasmus+

1. Trajnime dhe shkëmbime/ Training Courses and Exchanges (TC&EX) Kurse 1-2 javore Trajnimi për mësimdhënës, staf dhe nxënës të UBT-së të Shkollave të Fillore dhe të Mesme

2. Partneritete strategjike/Strategic Partnership artneritet strategjikë me Institucione prestigjioze ne rajon dhe Evropë dhe lëvizja e Stafit dhe nxënësve në mënyrë të organizuar

3. Parteritete direkte me shkollat Fillore dhe të Mesme në rajon dhe në Evropë. Parteriteti direkt me shkollat rajonale dhe Evropiane të cilat kanë eksperiencë partnerësh të mëdhenj dhe të integruar në Programin Erasmus +

Erasmus +

Koordinatore e Programit: Prof. Merita Hyseni