Vizioni i Shkollës UBT është të jetë lideri i padiskutueshëm në fushën e arsimit të përgjithshëm dhe profesional në rajon, duke u njohur për inovacionin, cilësinë dhe relevancën e programeve të saj të studimit. Ne synojmë të ndërtojmë një të ardhme ku çdo diplomant është një ambasador i shkëlqyer i njohurive praktike dhe kompetencave të avancuara, duke u bërë kështu motori i ndryshimit pozitiv në komunitet dhe në tregun global të punës. Vizioni i shkollës UBT është një shkollë që siguron zhvillim të qëndrueshëm të nxënësve, përmes teknologjisë së klasës 3.0, për zhvillimin e kompetencave të bazuara në STEAM dhe në kërkesat e industrisë 4.0.