E Hënë - E Premte 08:00 - 16:00
Kontakti +38346332233

Dita e Pranverës shënohet me aktivitet ekologjik në UBT International Smart Schools

Dita e Pranverës shënohet me aktivitet ekologjik në UBT International Smart Schools

Në kuadër të Ditës së Pranverës, nxënësit e UBT International Smart Schools së bashku me mësimdhënësit realizuan një aktivitet simbolik të mbjelljes së pemëve në kampusin e UBT-së. Ky aktivitet shënoi një mesazh të fuqishëm për kujdesin ndaj natyrës dhe përgjegjësinë për një mjedis më të pastër dhe të qëndrueshëm.

Profesori Dr. Nexhat Balaj theksoi rëndësinë e mbrojtjes së ambientit, duke vënë në dukje se çdo pemë e mbjellë sot përfaqëson një investim për një të nesërme më të gjelbër. Nxënësit morën pjesë aktivisht në aktivitet, duke kontribuar për një kampus më të bukur dhe duke kultivuar dashurinë për natyrën çdo ditë.