UBT International Smart Schools organizoi ditët e hapura, ku nxënësit dhe prindërit shprehën interesim të madh për t’u bërë pjesë e një mjedisi edukativ modern dhe inovativ.
Open Days janë një mundësi për të njohur nga afër programet arsimore, kurrikulat ndërkombëtare, si dhe infrastrukturën dhe teknologjinë e avancuar që ofron shkolla.
Nxënësit e ardhshëm mund të përfitojnë nga një mësim gjithëpërfshirës dhe interaktiv, duke u përgatitur si pjesë e SMART Generation, me kurrikula të bazuara në modelet më të mira evropiane dhe amerikane. Open Days gjithashtu u ofron vizitorëve informacion mbi mundësitë për bursa dhe zhvillimin e aftësive për të ardhmen.