E Hënë - E Premte 08:00 - 16:00
Kontakti +38346332233

Nxënësit e UBT International Smart Schools vizitojnë Kuvendin e Kosovës

Nxënësit e UBT International Smart Schools vizitojnë Kuvendin e Kosovës

Nxënësit e UBT International Smart Schools, të udhëhequr nga mësimdhënëset, zhvilluan një vizitë edukative në Kuvendin e Kosovës, ku patën mundësinë të njihen më nga afër me funksionimin e institucioneve shtetërore dhe procesin e vendimmarrjes.

Gjatë vizitës, nxënësit panë hapësirat e Kuvendit, të cilat përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të jetës politike të vendit, dhe përjetuan ndjenjën e të qenurit në “Shtëpinë e popullit”, vendi ku merren vendime që ndikojnë në të ardhmen e Kosovës.

Ky aktivitet i mundësoi nxënësve të kuptojnë rolin e Kuvendit në zhvillimin e vendit, rëndësinë e pjesëmarrjes aktive në proceset demokratike, si dhe funksionin e ligjvënësve dhe ndikimin e politikave në jetën e qytetarëve dhe shoqërisë.

Vizita përfaqëson një përvojë të vlefshme edukative, që ndihmon gjeneratën Smart të zhvillojë ndërgjegjësim qytetar dhe të kuptojë rëndësinë e institucioneve demokratike.