Qindra nxënës dhe prindër të interesuar morën pjesë në aktivitetin Open Day të organizuar në Gjimnazi TIK i UBT International Smart Schools në Prizren, ku patën mundësinë të njihen nga afër me ambientet moderne të shkollës, drejtimet mësimore dhe qasjen bashkëkohore të edukimit që ofron ky institucion. Aktiviteti synoi të prezantojë para nxënësve dhe prindërve mundësitë që ofron gjimnazi për zhvillimin e aftësive në teknologji, inovacion dhe mendim kritik, duke i përgatitur ata për sfidat e së ardhmes.

Gjatë kësaj dite të hapur, vizitorët eksploruan ambientet bashkëkohore të mësimit, laboratorët dhe hapësirat inovative të shkollës, duke parë nga afër mënyrën se si teknologjia dhe kreativiteti ndërthuren në procesin mësimor. Nxënësit u informuan për kurrikulën që ofron gjimnazi, e cila fokusohen në zhvillimin e aftësive në teknologji, inovacion dhe mendim kritik.
Stafi i Gjimnazi TIK në Prizren prezantoi gjithashtu metodologjinë moderne të mësimdhënies që synon të përgatisë të rinjtë për sfidat e së ardhmes, duke kombinuar njohuritë akademike me aftësitë praktike dhe përdorimin e teknologjive të avancuara në arsim.
Në kuadër të aktivitetit, pjesëmarrësit morën informacione edhe rreth bursave të fituara nga Testi Provues i Arritshmërisë dhe përkrahja që u ofrohet nxënësve të talentuar, duke krijuar kështu mundësi të reja për zhvillim dhe sukses në arsim.
Me një qasje inovative dhe një ambient modern mësimor, Gjimnazi TIK në Prizren synon të krijojë një gjeneratë të re të të rinjve të përgatitur për sfidat e botës digjitale dhe tregut global të punës.


