Për nder të Festës së Flamurit Kombëtar – 28 Nëntorit nxënësit e shkollave të UBT-së realizuan vizitë kulturore në Shqipëri, me ç’rast vizituan Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skendebeu” në Krujë dhe Muzeun Historik në Tiranë.
Një përvojë e mirë dhe mjaft e pasur për të gjithë nxënësit, të cilët patën mundësi të marrin informacione të rëndësishme për këtë datë të shënuar historike.