E Hënë - E Premte 08:00 - 16:00
Kontakti +38346332233

UBT International Smart Schools organizon “Open Days” – Një mundësi për të njohur nga afër edukimin SMART

UBT International Smart Schools organizon “Open Days” – Një mundësi për të njohur nga afër edukimin SMART

Në datat 19 dhe 20 mars, nga ora 14:00 deri në 17:00, në ambientet e UBT International Smart Schools në Kampusin e UBT-së në Lipjan, do të zhvillohet aktiviteti tradicional “Open Days”, i cili u dedikohet nxënësve, prindërve dhe të gjithë të interesuarve për të njohur më shumë mbi konceptin e Edukimit Smart.

Gjatë këtyre ditëve, vizitorët do të kenë mundësi të:

  • informohen për programet arsimore,
  • njihen me mundësitë e bursave që ofron UBT,
  • bashkëbisedojnë me mësimdhënësit dhe stafin akademik,
  • dhe të eksplorojnë hapësirat moderne dhe laboratorët interaktivë të shkollës.

“Open Days” synon të ofrojë një përvojë të drejtpërdrejtë për nxënësit që duan të bëhen pjesë e një institucioni inovativ, ku arsimi dhe teknologjia bashkohen për të ndërtuar gjeneratat e mençura – Smart Generation.