Më 22 shkurt 2025, në kuadër të UBT International Smart Schools, do të zhvillohet Testi Provues i Arritshmërisë për nxënësit e klasave të 9-ta – një mundësi unike për të fituar bursa shkollimi nga 25% deri në 100% dhe për të qenë pjesë e gjeneratës Smart.
Ky test, që do të zhvillohet online dhe falas, ofron qasje të barabartë për të gjithë nxënësit e Kosovës dhe rajonit, duke i mundësuar atyre të garojnë për një vend në shkollat më inovative dhe më të avancuara në vend.
Në UBT International Smart Schools, nxënësit përfitojnë nga një arsim i nivelit ndërkombëtar, me kurrikula moderne që kombinojnë teknologjinë, kreativitetin dhe mendimin kritik, duke i përgatitur për profesionet dhe sfidat e së ardhmes.