E Hënë - E Premte 08:00 - 16:00
Kontakti +38346332233

Nxënësit e UBT-së u certifikuan për Garat e Robitikës në First Global Challenge

Nxënësit e UBT-së u certifikuan për Garat e Robitikës në First Global Challenge

Leona Hajrizi, Eda Palushi, Muhamed Shala, Harisë Haziri, Rrezon Halimi, Gjin Gojani, Dren Hoxha dhe Elita Hajrizi, u certifikuan nga UBT për përfaqësimin dinjitoz dhe të jashtëzakonshëm të Kosovës në garën më të madhe të robotikës “FIRST GLOBAL CHALLENGE”, e cila u mbajt në Singapor.

Në ceremoninë e organizuar nga UBT, morën pjesë, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, si dhe studentë, nxënës, familjarë dhe profesorë.

Rektori Hajrizi Shprehu mirënjohje të thellë për angazhimin dhe përkushtimin e këtyre të rinjve për të garuar me shumë të rinj nga 150 vende të ndryshme të botës në robotikë, duke e përfaqësuar në mënyrë dinjitoze dhe të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare, jo vetëm UBT-në, por tërë Kosovën.

Në fjalën e saj, mentorja e ekipit të First Kosova, Elita Hajrizi falënderoi të gjithë të pranishmit dhe të gjithë ata që kontribuan për arritjet e përgjithshme të tyre, si dhe anëtarët e ekipit të cilët nuk u ndalën asnjëherë së punuari si ekip.

There is no gallery selected or the gallery was deleted.