Sot, nxënësit e klasave të 10-ta në UBT International Smart Schools morën pjesë me entuziazëm në gara të Gjuhës Angleze, ku konkurruan në kuiz, Spelling Bee dhe Storytelling.
Gjatë aktivitetit, nxënësit demonstruan aftësi të shkëlqyera në drejtshkrim dhe krijimin e histori, duke pasuruar përvojën e tyre gjuhësore dhe duke zhvilluar kreativitetin dhe kompetencat e të folurit publik.
Në përfundim, nxënësit nga drejtimi mjekësor u shpallën fitues, duke treguar nivel të lartë të përgatitjes dhe angazhimit. Ky aktivitet është një shembull i qartë i përkushtimit të UBT-së për arsim cilësor, kreativ dhe gjithëpërfshirës, që nxit talentin dhe zhvillimin e aftësive të të rinjve.