Në kuadër të Javës së Ndërgjegjësimit për Përdorimin e Antibiotikëve, nxënësit e UBT International Smart School realizuan një ligjëratë informuese me temën “Rezistenca ndaj antibiotikëve”, me qëllim të rritjes së njohurive dhe ndërgjegjësimit për rëndësinë e përdorimit të drejtë të tyre.
Gjatë ligjëratës u trajtuan çështje të rëndësishme që lidhen me përdorimin e përgjegjshëm të antibiotikëve, pasojat e përdorimit të pakontrolluar dhe ndikimin e rezistencës ndaj antibiotikëve në shëndetin e njeriut.
Përmes diskutimeve dhe informimit, nxënësit patën mundësinë të kuptojnë më mirë rëndësinë e përdorimit të antibiotikëve vetëm sipas udhëzimeve të profesionistëve shëndetësorë, si dhe rrezikun që paraqet keqpërdorimi i tyre.
Aktivitete të tilla edukative në UBT International Smart School synojnë të kultivojnë te nxënësit kulturën e kujdesit shëndetësor, përgjegjësinë individuale dhe vetëdijen për çështje me rëndësi për shëndetin publik.
