E Hënë - E Premte 08:00 - 16:00
Kontakti +38346332233

Ligjëratë ndërgjegjësuese nga Policia e Kosovës për nxënësit e UBT Smart Schools

Ligjëratë ndërgjegjësuese nga Policia e Kosovës për nxënësit e UBT Smart Schools

Nxënësit e UBT International Smart Schools patën mundësinë të marrin pjesë në një ligjëratë ndërgjegjësuese të organizuar nga Policia e Kosovës, konkretisht nga Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Parandalim.

Qëllimi i ligjëratës ishte informimi dhe sensibilizimi i nxënësve për dukuritë negative, duke përfshirë drogën, alkoolin, pijet energjike dhe rreziqet që ato paraqesin për shëndetin dhe mirëqenien e tyre.

Kjo nismë edukative synon të forcojë vetëdijen e të rinjve, duke i inkurajuar ata të bëjnë zgjedhje të shëndetshme dhe të shmangin rreziqet që mund të ndikojnë negativisht në jetën dhe të ardhmen e tyre.

UBT International Smart Schools vazhdon të promovojë edukimin gjithëpërfshirës, duke kombinuar mësimin akademik me vlerat dhe ndërgjegjësimin shoqëror për gjeneratën e ardhshme.