E Hënë - E Premte 08:00 - 16:00
Kontakti +38346332233

Interesim i jashtëzakonshëm për Edicionin e III-të të Testit Provues të Arritshmërisë – UBT International Smart Schools

Interesim i jashtëzakonshëm për Edicionin e III-të të Testit Provues të Arritshmërisë – UBT International Smart Schools

Interesim i jashtëzakonshëm për të qenë pjesë e Edicionit të III-të të Testit Provues të Arritshmërisë, organizuar nga UBT International Smart Schools. Kjo iniciativë po tërheq vëmendjen e nxënësve të klasave të nënta nga të gjitha komunat e Kosovës, duke dëshmuar rëndësinë që ka përgatitja paraprake për Testin Nacional të Arritshmërisë.

Testi Provues i Arritshmërisë është një mundësi unike për nxënësit e klasave të nënta që të testojnë njohuritë e tyre, të vlerësojnë nivelin e përgatitjes dhe të identifikojnë fushat ku kanë nevojë për më shumë angazhim para Testit Nacional të Arritshmërisë.
I hartuar nga ekspertët e UBT-së, testi bazohet në njohuritë dhe kompetencat që nxënësit zhvillojnë gjatë arsimit të mesëm të ulët, duke u ofruar atyre një pasqyrë sa më të qartë të nivelit të njohurive dhe përgatitjes së tyre për Testin Nacional të Arritshmërisë.

Edicioni i III-të i Testit Provues të Arritshmërisë do të mbahet më 27 shkurt 2027, në orën 12:00, online dhe falas. Ky format mundëson pjesëmarrjen e nxënësve nga të gjitha komunat e Kosovës, pa pasur nevojë për udhëtim, duke u ofruar të gjithëve mundësi të barabarta për të dëshmuar njohuritë dhe potencialin e tyre.

UBT International Smart Schools mbetet e përkushtuar që vazhdimisht të sjellë risi në zhvillimin e arsimit në Kosovë dhe të kontribuojë në përgatitjen e gjeneratave të reja për sfidat e së ardhmes. Përmes iniciativave të tilla, UBT synon të krijojë mundësi të reja për nxënësit, të mbështesë zhvillimin e tyre dhe të nxisë një qasje më aktive ndaj të nxënit dhe vlerësimit të njohurive.

Të gjithë nxënësit e klasave të nënta që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij edicioni mund të aplikojnë përmes linkut zyrtar: https://forms.cloud.microsoft/Pages/ResponsePage.aspx?id=bPT5p-UT1kqX_Yfc-4vC1UOnYL01zuNGsd9qigdDkjJUREM3S041RkJFS1NCNFNFTDVBMklEMFpWOC4u

Testo njohuritë, vlerëso përgatitjen dhe bëhu gati për Testin Nacional të Arritshmërisë!