Në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), UBT International Smart Schools organizoi një fushatë ndërgjegjësimi për kancerin e mitrës, një aktivitet i rëndësishëm për edukimin dhe parandalimin e kësaj sëmundjeje.
Në fushatë morën pjesë personalitete dhe ekspertë të fushës, të cilët ndanë njohuritë e tyre mbi rëndësinë e parandalimit, diagnostikimit të hershëm dhe trajtimit të kancerit të mitrës. Nxënësit u informuan mbi mënyrat për të ruajtur shëndetin riprodhues, për të kryer kontrolle të rregullta mjekësore dhe për të ndjekur një stil të shëndetshëm jetese.
Kjo iniciativë synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe edukimin e të rinjve, duke i pajisur ata me njohuri dhe praktika të rëndësishme për parandalimin e sëmundjeve dhe për kujdesin ndaj shëndetit personal.