E Hënë - E Premte 08:00 - 16:00
Kontakti +38346332233

EON XR në shkollat e UBT-së

EON XR në shkollat e UBT-së

Puna me platformën e avancuar EON XR në shkollat e UBT-së është ajo që po e bën diferencën me shkollat tjera dhe që e karakterizon punën e mësimdhënësve dhe të nxënësve të UBT-së. Përmes kësaj platforme dhe me zbatimin e formave kreative në hartimin e përmbajtjeve mësimore me EON XR, procesi mësimor është më i lehtë, më i dashur dhe më i sukseshëm për nxënësit. Përmes kësaj platforme, mësimdhënësit tashmë po krijojnë përmbatje të reja mësimore interesante, atraktive dhe kreative, duke përdorur mundësitë e shumta që jep EON XR, të cilat po shfrytëzohen shumë mirë si nga mësimdhënësit  ashtu dhe nga nxënësit, në prezantime dhe në projekte të ndryshme mësimore.