Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme edukative, UBT International Smart Schools kanë shënuar me sukses Ditën e Numrit Pi dhe Ditën Ndërkombëtare të Matematikës, duke përmbyllur një javë të mbushur me kreativitet, garë dhe entuziazëm.
Në këtë kuadër, nxënësit morën pjesë në kuize matematike, gara të Rubikonit dhe aktivitete të tjera interaktive që promovojnë mendimin logjik, zgjidhjen kreative të problemeve dhe punën ekipore.
Ky aktivitet ishte një dëshmi e përkushtimit të UBT Smart Schools për të zhvilluar një qasje moderne ndaj arsimit, ku matematika shihet jo vetëm si lëndë shkollore, por si një mënyrë për të menduar dhe krijuar.
UBT International Smart Schools janë shkollat #1 në Kosovë dhe rajon që ofrojnë edukim cilësor me kurrikula ndërkombëtare dhe Edukim 4.0, duke kombinuar teknologjinë, shkencën dhe kreativitetin për të përgatitur liderët e së nesërmes.