Në kuadër të aktiviteteve edukative, nxënësit e UBT International Smart Schools zhvilluan një vizitë të veçantë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku patën mundësinë të njihen nga afër me funksionimin e institucionit më të lartë ligjvënës në vend.
Gjatë vizitës, nxënësit u informuan mbi roli dhe rëndësinë e Kuvendit, procesin legjislativ dhe mënyrën se si hartohen dhe miratohen ligjet që rregullojnë jetën demokratike në Kosovë. Ata gjithashtu zhvilluan një bashkëbisedim me përfaqësues institucionalë, duke diskutuar për tema që lidhen me pjesëmarrjen e të rinjve në shoqëri dhe rëndësinë e institucioneve demokratike.
Kjo vizitë përbën një mundësi të vlefshme për rritjen e ndërgjegjësimit qytetar dhe edukimin për demokraci, duke forcuar lidhjen ndërmjet arsimit dhe institucioneve shtetërore.
UBT International Smart Schools mbeten shkollat #1 në Kosovë dhe rajon, të cilat ofrojnë edukim cilësor me kurrikula ndërkombëtare dhe qasje moderne të Edukimit 4.0, që kombinon teknologjinë, kreativitetin dhe lidershipin për të përgatitur liderët e së ardhmes.