E Hënë - E Premte 08:00 - 16:00
Kontakti +38346332233

Nxënësit mësojnë për historinë e sakrificës dhe lirisë në vizitën e tyre në Kazermën “Adem Jashari”

Nxënësit mësojnë për historinë e sakrificës dhe lirisë në vizitën e tyre në Kazermën “Adem Jashari”

Në shenjë nderimi për Ditën e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nxënësit e UBT International Smart Schools zhvilluan një vizitë të veçantë në Kazermën “Adem Jashari”.

Gjatë kësaj vizite, ata patën mundësinë të takojnë Rifat Jasharin, simbolin e qëndresës dhe trashëgimtarin e familjes heroike Jashari, si dhe Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ky aktivitet edukativ dhe përkujtimor shënoi një moment të veçantë për nxënësit, duke i njohur ata më nga afër me historinë, sakrificën dhe kontributin e familjes Jashari për lirinë e Kosovës. Vizita shërbeu gjithashtu si një mundësi për të reflektuar mbi vlerat e patriotizmit, guximit dhe përkushtimit ndaj atdheut.