E Hënë - E Premte 08:00 - 16:00
Kontakti +38346332233

Vizitë studimore në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike për nxënësit e UBT International Smart Schools

Vizitë studimore në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike për nxënësit e UBT International Smart Schools

Nxënësit e klasave të dhjeta dhe të dymbëdhjeta të drejtimit Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë në UBT International Smart Schools zhvilluan një vizitë studimore në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Gjatë vizitës, nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me punën në departamentet kryesore, si Epidemiologjia, Mikrobiologjia dhe Ekologjia Humane. Kjo eksperiencë u ndihmoi të kuptonin rëndësinë e këtyre fushave në mbrojtjen e shëndetit publik dhe t’i lidhin njohuritë teorike me praktikën profesionale.

Ky aktivitet është pjesë e procesit mësimor të UBT-së, i cili synon të zhvillojë aftësi praktike dhe njohuri të reja për nxënësit që synojnë një karrierë në fushën e mjekësisë, duke forcuar përgatitjen e tyre për profesionin e ardhshëm.