Në UBT International Smart Schools, nxënësit po marrin pjesë me entuziazëm në turnirin e Pingpongut, një aktivitet që kombinon sportin, energjinë dhe disiplinën.
Gjatë turnirit, nxënësit sfiduan njëri-tjetrin duke demonstruar aftësi, fair-play dhe frymë garuese, ndërsa u inkurajuan të zhvillojnë talentin dhe koordinimin e tyre sportiv.
Ky aktivitet nuk është vetëm një mundësi për të konkurruar, por edhe për të nxitur punën në ekip, disiplinën dhe shëndetin fizik të nxënësve, duke promovuar një mjedis të shëndetshëm dhe aktiv brenda shkollës.
UBT International Smart Schools uron të gjithë pjesëmarrësit dhe u dëshiron suksese në ndeshjet e radhës, duke theksuar rëndësinë e sportit në edukimin e gjeneratës së re.