E Hënë - E Premte 08:00 - 16:00
Kontakti +38346332233

Muzeu “Çast” – një eksperiencë reflektuese për gjeneratën Smart

Muzeu “Çast” – një eksperiencë reflektuese për gjeneratën Smart

Nxënësit e UBT International Smart Schools zhvilluan një vizitë edukative në Muzeun “Çast”, muzeu i parë për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, i hapur nga Fondacioni Jahjaga. Ky muze ofron një mundësi reflektimi, duke thirrur vizitorët të njohin dhimbjen e të mbijetuarve, t’i mbështesin dhe t’i inkurajojnë të flasin për përvojat e tyre.

Gjatë vizitës, nxënësit panë pjesë të rëndësishme të muzeut që tregojnë momentet e dhimbjes dhe rezistencës së të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës. Ata mësuan për historinë e vështirë të këtyre individëve dhe ndikimin e thellë që kjo ka lënë në jetën e shumë njerëzve.

Kjo vizitë u bë një përvojë edukative e fuqishme, që ndihmon gjeneratën Smart të zhvillojë ndërgjegjësim, empati dhe solidaritet ndaj viktimave, duke kuptuar rëndësinë e mbështetjes dhe ruajtjes së kujtesës historike.