Trajnimi “Peace Designer” rikthehet për edicionin e tij të tretë, duke vijuar misionin për fuqizimin e të rinjve në ndërtimin e paqes dhe zhvillimin e aftësive të lidershipit. Ky program organizohet nga YSP Balkan – Youth and Students for Peace, në bashkëpunim me UBT International Smart Schools dhe UBT, dhe ka fituar interes gjithnjë e më të madh nga nxënësit dhe studentët.
Pas një viti të mbushur me aktivitete frymëzuese, përfshirë shkëmbimin Erasmus+ në Finlandë, Asamblenë Ballkanike S!NERGY dhe projekte me ndikim social, edicioni i tretë i trajnimit sjell tre programe të reja, që do t’u japin mundësi nxënësve të UBT International Smart Schools të kontribuojnë në komunitetin lokal dhe në platforma ndërkombëtare.
Ky edicion, nën mentorimin e trajnerës Mikaela Llalla, përfaqëson një hap të rëndësishëm për të rinjtë që synojnë të bëhen liderë të ndryshimit dhe të kontribuojnë për një shoqëri më të mirë.