E Hënë - E Premte 08:00 - 16:00
Kontakti +38346332233

Nxënësit eksplorojnë elementet e sistemit periodik me metodën e flakës

Nxënësit eksplorojnë elementet e sistemit periodik me metodën e flakës

Nxënësit e klasës 11/2, të profilit të shkencave natyrore në UBT International Smart Schools, zhvilluan një punë eksperimentale në lëndën e Kimisë, duke kryer eksperimentin Identifikimi i elementeve të grupit 1 dhe 2 të sistemit periodik me metodën e flakës.

Gjatë aktivitetit, nxënësit zbuluan dhe identifikuan elemente të ndryshme duke vëzhguar ndryshimet e ngjyrave që ato prodhojnë në flakë, një metodë që kombinon arsim teorik me praktikën laboratorike.

Ky eksperiment jo vetëm që ndihmoi nxënësit në forcimin e njohurive teorike, por gjithashtu zhvilloi aftësitë praktike dhe mendimin kritik, duke bërë mësimin më interaktiv dhe të dobishëm.

UBT International Smart Schools vazhdojnë të ofrojnë eksperienca të gjalla edukative, duke i ndihmuar nxënësit të bëhen pjesë e një gjenerate Smart, të aftë për të mësuar duke eksperimentuar dhe krijuar.