Atmosferë sportive, energji dhe garë e jashtëzakonshme karakterizuan finalen e madhe të turnirit të organizuar në UBT International Smart Schools, ku morën pjesë gjithsej 19 klasa-ekipe nga drejtime të ndryshme shkollore.
Para ndeshjes finale, u zhvillua edhe një takim simbolik dhe motivues ndërmjet klasave të 7-ta dhe të 9-ta, që shërbeu si hapje e finales dhe krijoi një atmosferë festive dhe sportive për të gjithë pjesëmarrësit dhe tifozët. Fitues të kësaj përballjeje u shpallën nxënësit e klasës së 7-të, të cilët treguan performancë të shkëlqyer dhe shpirt garues.
Finalja e turnirit solli përballjen mes ekipeve XI/3 TIK dhe X/2 TIK, në një ndeshje dinamike dhe emocionuese që u ndoq me interes të madh nga nxënësit dhe stafi shkollor.
Pas një loje konkurruese dhe me nivel të lartë sportiv, ekipi XI/3 TIK u shpall kampion i turnirit, duke dëshmuar organizim, bashkëpunim dhe performancë të shkëlqyer gjatë gjithë garës.
Çmimi MVP – Lojtari më i mirë i ndeshjes iu nda nxënësit Erdi Bajgora nga klasa XI/3 TIK, i cili u dallua me paraqitjen e tij të jashtëzakonshme dhe kontributin vendimtar në suksesin e ekipit.
Ky turnir sportiv dëshmoi edhe një herë rëndësinë që UBT International Smart Schools i kushton aktiviteteve jashtëmësimore, sportit dhe zhvillimit të kulturës së bashkëpunimit, fair-play-it dhe jetës aktive tek nxënësit.
Përmes organizimeve të tilla, UBT International Smart Schools vazhdon të krijojë një ambient dinamik dhe motivues për nxënësit, duke nxitur jo vetëm suksesin akademik, por edhe zhvillimin social, sportiv dhe personal të tyre.




