E Hënë - E Premte 08:00 - 16:00
Kontakti +38346332233

Interesim i madh për Open Day në UBT International Smart Schools: Qindra nxënës dhe prindër vizitojnë kampusin

Interesim i madh për Open Day në UBT International Smart Schools: Qindra nxënës dhe prindër vizitojnë kampusin

Një atmosferë me plot energji ka karakterizuar Open Day të organizuar nga UBT International Smart Schools, ku qindra nxënës dhe prindër nga komuna të ndryshme të Kosovës vizituan kampusin në Lipjan për t’u njohur nga afër me mundësitë që ofron edukimi modern dhe inovativ.

Gjatë kësaj dite të hapur, vizitorët patën mundësinë të eksplorojnë ambientet bashkëkohore të mësimit, laboratorët dhe hapësirat kreative që i japin një dimension të ri procesit edukativ. Nxënësit u informuan për drejtimet arsimore dhe mundësitë e shumta të zhvillimit personal dhe profesional që ofron ky institucion.

Një interesim i veçantë u shfaq edhe për metodologjinë bashkëkohore të mësimdhënies që aplikohet në UBT International Smart Schools, e cila ndërthur teknologjinë, inovacionin dhe zhvillimin e aftësive të së ardhmes. Përmes prezantimit dhe diskutimeve me stafin e mësimdhënësve, nxënësit dhe prindërit u njohën më nga afër me qasjen moderne të mësimdhënies që synon përgatitjen e gjeneratave të reja për sfidat e tregut global.

Në kuadër të aktivitetit, pjesëmarrësit morën informacione edhe rreth bursave të fituara nga Testi Provues i Arritshmërisë dhe përkrahja që u ofrohet nxënësve të talentuar, duke krijuar kështu mundësi të reja për zhvillim dhe sukses në arsim.