E Hënë - E Premte 08:00 - 16:00
Kontakti +38346332233

Njohuri mbi universin dhe teknologjinë hapësinore në Rashincë

Njohuri mbi universin dhe teknologjinë hapësinore në Rashincë

Nxënësit e UBT International Smart Schools zhvilluan një ekskursion edukativ në Observatorin dhe Planetariumin Kombëtar të Kosovës, i vendosur në Rashincë të Shtimes. Kjo vizitë ofroi një përvojë unike për të njohur universin, yjet, planetët dhe teknologjinë që përdoret për të eksploruar hapësirën.

Nxënësit u njohën me historikun e krijimit të këtij institucioni, duke mësuar se Planetariumi Kombëtar është i pari dhe i vetmi i këtij lloji në Kosovë. Udhërrëfyesit prezantuan dukuritë astronomike dhe përgjigjën në pyetjet e nxënësve, ndërsa në observator ata panë teleskopët dhe pajisjet që përdoren për vëzhgimin e qiellit gjatë ditës dhe natës.

Ekskursioni përfundoi me një bisedë mbi të ardhmen e eksplorimit hapësinor dhe rëndësinë e shkencës në jetën e përditshme, duke frymëzuar nxënësit për ëndrra të reja në fushën e astronomisë dhe shkencave të hapësirës.