Nxënësit e UBT International Smart Schools zhvilluan një vizitë studimore në Venecia, duke përjetuar kulturën, artin dhe traditën italiane në rrugicat historike dhe kanalet e famshme të qytetit.
Gjatë udhëtimit, maturantët patën mundësinë të eksploronin arkitekturën e jashtëzakonshme, të njiheshin me trashëgiminë kulturore dhe të zhvillonin përvoja jetësore që forcojnë njohuritë dhe kreativitetin e tyre. Ky aktivitet nënvizon rëndësinë e mësimit jashtë klasës dhe përgatitjen e nxënësve për një horizont të gjerë edukativ dhe kulturor.
UBT International Smart Schools vazhdojnë të ofrojnë programe arsimore inovative, duke kombinuar edukimin me udhëtime studimore ndërkombëtare që formojnë liderët e së nesërmes.