E Hënë - E Premte 08:00 - 16:00
Kontakti +38346332233

Testi Provues i Arritshmërisë në UBT International Smart Schools

Testi Provues i Arritshmërisë në UBT International Smart Schools

Rreth 1000 nxënës nga e gjithë Kosova morën pjesë në Testin Provues të Arritshmërisë, të organizuar nga UBT International Smart Schools. Ky test ofroi një mundësi të veçantë për nxënësit që të vlerësojnë nivelin e tyre të njohurive dhe të identifikojnë fushat ku mund të përmirësohen për të arritur rezultate të shkëlqyera.

UBT International Smart Schools janë ndër shkollat kryesore në Kosovë dhe rajon që ofrojnë arsim cilësor me kurrikula ndërkombëtare dhe edukim 4.0, duke kombinuar teknologjinë dhe kreativitetin për të përgatitur liderët e së nesërmes.

Ky aktivitet nxit nxënësit të sfidojnë njohuritë e tyre, të zhvillojnë aftësi kritike dhe të forcojnë bazën për sukses akademik dhe profesional në të ardhmen.