Nxënësit e klasave të dhjeta dhe të njëmbëdhjeta të drejtimeve të mjekësisë në UBT International Smart Schools zhvilluan një vizitë studimore në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).
Gjatë vizitës, ata patën mundësinë të njihen nga afër me veprimtarinë profesionale në departamentet e Epidemiologjisë, Mikrobiologjisë dhe Ekologjisë Humane, duke parë në praktikë se si funksionon sistemi i mbrojtjes së shëndetit publik në Kosovë.
Kjo përvojë u vlerësua si një hap i rëndësishëm në kombinimin e teorisë me praktikën, duke i ndihmuar nxënësit të kuptojnë rolin jetik të shkencës dhe kërkimit në ruajtjen e shëndetit të popullatës.
Përmes aktiviteteve të tilla, UBT International Smart Schools po synon të përgatisë gjeneratën e ardhshme të profesionistëve të mjekësisë, të aftë për të menduar kritikisht dhe për të kontribuar në përmirësimin e sistemit shëndetësor.