Në kuadër të aktiviteteve edukative dhe orientuese, nxënësit e UBT International Smart Schools zhvilluan një vizitë të veçantë në ekipin e medias dhe marketingut të UBT-së, me qëllim që të njihen nga afër me proceset e komunikimit, promovimit dhe krijimit të përmbajtjeve mediale.
Gjatë vizitës, nxënësit u takuan me ish-studentë dhe studentë aktualë të UBT-së, të cilët tashmë janë pjesë e ekipit të medias dhe marketingut, duke kontribuar në promovimin e UBT-së, prodhimin e përmbajtjeve për UBT News dhe Campus Radio.
Ata patën mundësinë të shohin nga afër mënyrën se si zhvillohet një ditë pune në media — nga ideimi i lajmeve, përgatitja e materialeve informative, deri te shpërndarja e përmbajtjeve për publikun.
Kjo vizitë u konsiderua një përvojë praktike frymëzuese, që ndihmon nxënësit të kuptojnë rëndësinë e komunikimit, bashkëpunimit dhe kreativitetit në ndërtimin e një imazhi të suksesshëm institucional.