E Hënë - E Premte 08:00 - 16:00
Kontakti +38346332233

Nxënësit e UBT International Smart Schools marrin pjesë në shkëmbimin ndërkombëtar Erasmus+ në Vjenë

Nxënësit e UBT International Smart Schools marrin pjesë në shkëmbimin ndërkombëtar Erasmus+ në Vjenë

Nxënësit e UBT International Smart Schools patën mundësinë të përjetojnë një eksperiencë ndërkombëtare përmes pjesëmarrjes në shkëmbimin YDDAP Erasmus+ në Vjenë, Austri. Ky program u mundësua nga bashkëpunimi me organizatën YSP Balkan – Youth and Students for Peace, partner i UBT-së.

Gjatë shkëmbimit, nxënësit morën pjesë në trajnim intensiv mbi advokimin digjital, aktivizmin dhe demokracinë, si dhe vizituan institucione të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, Parlamentin Austriak dhe Kryqin e Kuq Austriak.

Delegacioni u shoqërua nga Prof. Ejona Icka, e cila jo vetëm mentoroi nxënësit, por u ftua si trajnere në një pjesë të programit, duke përfaqësuar stafin akademik të UBT-së. Aktiviteti përfshiu gjithashtu përfaqësues të YSP Balkan, të cilët kontribuan në mbarëvajtjen e aktiviteteve ndërkulturore dhe edukative.

Ky shkëmbim ndërkombëtar ofroi një mundësi unike për nxënësit që të zhvillojnë aftësi praktike dhe të thellojnë njohuritë mbi bashkëpunimin, lidershipin dhe përgjegjësinë qytetare.