E Hënë - E Premte 08:00 - 16:00
Kontakti +38346332233

Nxënësit e TIK-ut vizitojnë fabrikën “Solid”

Nxënësit e TIK-ut vizitojnë fabrikën “Solid”

Nxënësit e klasave të dhjeta dhe të njëmbëdhjeta të drejtimit TIK në UBT International Smart Schools, në kuadër të lëndës “3D Modelim”, zhvilluan sot një vizitë studimore në fabrikën e njohur të këpucëve “Solid”.

Qëllimi i aktivitetit ishte të ofronte një përvojë praktike që lidh teorinë me realitetin e industrisë bashkëkohore, duke i ndihmuar nxënësit të kuptojnë rolin e teknologjisë moderne dhe të modelimit 3D në proceset e prodhimit.

Gjatë vizitës, nxënësit patën mundësinë të shohin nga afër fazat e prodhimit të këpucëve, nga dizajni fillestar deri te produkti përfundimtar, duke mësuar se si dizajni digjital, automatizimi dhe makineritë e avancuara kontribuojnë në rritjen e cilësisë dhe efikasitetit të prodhimit.

Përfaqësuesit e fabrikës “Solid” ndanë me nxënësit përvojat e tyre profesionale, duke theksuar se teknologjia, kreativiteti dhe inovacioni janë çelësat e suksesit në industrinë moderne.

Kjo vizitë u konsiderua një shembull i shkëlqyer i mësimit përmes përvojës, duke fuqizuar gjeneratën Smart që ndërthur dijen teknologjike me mendimin praktik dhe inovativ.