E Hënë - E Premte 08:00 - 16:00
Kontakti +38346332233

Nxënësit e “Ganimete Tërbeshi” vizituan UBT International Smart Schools

Nxënësit e “Ganimete Tërbeshi” vizituan UBT International Smart Schools

Nxënësit e Shkollës Fillore “Ganimete Tërbeshi” zhvilluan një vizitë të veçantë në UBT International Smart Schools dhe në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, të shoqëruar nga profesorët Bledi Buduri dhe Drilon Ramabaja.

Gjatë vizitës, nxënësit panë nga afër ambientet moderne dhe të pajisura me teknologji të avancuar, si dhe u informuan mbi programet e shumta arsimore që ofron UBT.

Një moment i veçantë ishte ndalesa në Programin Universitar të Muzikës Moderne, Prodhimit Digjital dhe Menaxhmentit, ku studenti Blend Fejza i udhëhoqi nxënësit në një tur informues, duke prezantuar pajisjet profesionale, projektet kreative të studentëve dhe mundësitë e karrierës që ky drejtim ofron.