Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Edukimit, nxënësit e UBT International Smart Schools zhvilluan një vizitë kulturore dhe edukative, me qëllim thellimin e njohurive dhe vlerësimin e trashëgimisë historike dhe kulturore të vendit.
Gjatë vizitës, nxënësit eksploruan vende me rëndësi historike dhe kulturore, duke u njohur nga afër me vlerat e arsimit dhe rolin e tij në zhvillimin e shoqërisë. Ky aktivitet i ofroi atyre përvoja të reja, njohuri praktike dhe mundësinë për reflektim mbi rëndësinë e arsimit në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur.
Në përfundim të vizitës, nxënësit ndanë përshtypjet dhe përvojat e tyre, duke theksuar se aktivitetet e tilla janë një burim frymëzimi dhe motivimi për gjeneratën Smart.