Nxënësit e Mjekësisë të UBT International Smart Schools zhvilluan një vizitë studimore në United Hospital, spitalin privat më të madh në Kosovë.
Maturantët e drejtimit “Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë”, të udhëhequr nga mësimdhënësit Shpëtim Blakaj dhe Andrita Kurhasku, patën mundësinë të thellojnë njohuritë praktike dhe të njihen nga afër me proceset e punës në spital.
Gjatë vizitës, nxënësit eksploruan departamentet kyçe të spitalit, përfshirë urgjencën, ku u njohën me menaxhimin e rasteve emergjente, dhe njësinë e kujdesit intensiv (ICU), ku panë nga afër teknologjinë dhe kujdesin për pacientët në gjendje kritike.
Kjo vizitë studimore ishte një eksperiencë praktike e çmuar, që ndihmon nxënësit të kuptojnë rëndësinë e profesionit të infermierisë dhe të përgatiten për sfidat e karrierës së tyre në fushën e shëndetësisë.