E Hënë - E Premte 08:00 - 16:00
Kontakti +38346332233

Ligjëratë mbi gjelbërimin urban në Kopshtin Botanik të UBT-së

Ligjëratë mbi gjelbërimin urban në Kopshtin Botanik të UBT-së

Nxënësit e UBT International Smart Schools morën pjesë në një ligjëratë edukative në Kopshtin Botanik të UBT-së, të mbajtur nga Prof. Dr. Nexhat Balaj, ekspert i peizazhit dhe gjelbërimit urban.

Gjatë vizitës, nxënësit u njohën me rëndësinë e kopshteve dhe parqeve botanike në mjediset urbane dhe me mënyrat profesionale të rregullimit të hapësirave të gjelbra. Fokus u vu tek planifikimi dhe menaxhimi i qëndrueshëm i këtyre hapësirave për të përmirësuar mjedisin jetësor dhe cilësinë e jetës në qytete.

Ky aktivitet kishte si qëllim ngritjen e njohurive dhe vetëdijesimit të të rinjve mbi mbrojtjen e mjedisit dhe rolin e hapësirave të gjelbra në jetën urbane.