E Hënë - E Premte 08:00 - 16:00
Kontakti +38346332233

Dita Botërore e Riciklimit: Përvoja praktike për nxënësit e klasës X

Dita Botërore e Riciklimit: Përvoja praktike për nxënësit e klasës X

Në kuadër të Ditës Botërore të Riciklimit, e cila shënohet çdo vit më 18 mars, nxënësit e klasës së X-të të UBT International Smart Schools zhvilluan një vizitë mësimore në fabrikën e riciklimit REKS në Kaçanik.

Kjo vizitë kishte për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin e nxënësve mbi rëndësinë e riciklimit dhe të ofrojë një përvojë praktike mbi proceset që ndihmojnë në mbrojtjen e mjedisit. Gjatë vizitës, nxënësit u njohën nga afër me mënyrën se si mbetjet e plastikës, metalit dhe materialeve të tjera të riciklueshme përpunohen dhe shndërrohen në produkte të reja.

UBT International Smart Schools janë shkollat #1 në Kosovë dhe rajon që ofrojnë arsim cilësor, me kurrikula ndërkombëtare dhe edukim 4.0, duke kombinuar teknologjinë dhe kreativitetin për të përgatitur liderët e së nesërmes.