E Hënë - E Premte 08:00 - 16:00
Kontakti +38346332233

Testi Provues i Arritshmërisë

Testi Provues i Arritshmërisë është një nga iniciativat më të rëndësishme për përgatitjen e nxënësve në Kosovë për Testin Nacional të Arritshmërisë. Ky test u organizua për herë të parë në vitin 2025, duke mbledhur mbi 700 nxënës nga e gjithë Republika e Kosovës, të cilët patën mundësinë të testojnë njohuritë e tyre dhe të përgatiten më mirë për Testin Nacional.

 

 

Pas suksesit të edicionit të parë, në vitin 2026 u organizua edicioni i dytë, i cili shënoi një rritje të jashtëzakonshme të interesimit, me mbi 1500 nxënës pjesëmarrës nga mbarë Kosova. Vetëm në qytetin e Prizrenit morën pjesë rreth 500 nxënës.

 

Testi Provues i Arritshmërisë u mundëson nxënësve që:

 

  • të testojnë nivelin e njohurive të tyre,

 

  • të identifikojnë fushat ku kanë nevojë për përmirësim,

 

  • dhe të përgatiten në mënyrë më të sigurt për Testin Nacional.

 

Një motiv shtesë për pjesëmarrësit është edhe fakti se nxënësit më të suksesshëm shpërblehen me bursa shkollimi